Amazoni do të investojë më shumë se 1.2 miliardë euro në Francë, me ç’rast do të krijohen mbi 3000 vende pune të përhershme në vend, raportoi të hënën Reuters.
Presidenca franceze ka njoftuar të dielën se Amazoni dhe kompani të tjera, duke përfshirë GSK-në dhe Accenture, do të shpallnin investime me vlerë miliarda si pjesë e aktivitetit vjetor "Zgjidhni Francën".
“Investimi i Amazon Web Services do ta rrisë infrastrukturën kompjuterike në zonën e Parisit për të mbështetur mundësinë e zhvillimit të inteligjencës artificiale të Francës dhe infrastrukturën logjistike në rajonin Auvergne-Rhône-Alpes”, ka thënë kompania në një deklaratë.
Amazoni ka investuar më shumë se 20 miliardë euro në operacionet e tij franceze që nga viti 2010 dhe ka punësuar më shumë se 22,000 punonjës të përhershëm.
Një pjesë e investimit do të përdoret gjithashtu për të zgjeruar rrjetin e tij logjistik për të rritur shpejtësinë e shpërndarjes dhe për të zvogëluar emetimet e karbonit.
-
Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë
-
Librarët përzënë “Amazonin” nga Panairi i Parisit, shpërthejnë akuzat
-
Amazoni shkurton 16.000 vende pune
-
Nokia planifikon investim prej 4 miliardë dollarësh në inteligjencën artificiale në SHBA