Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Amazoni do të heqë nga puna mbi 18,000 njerëz

Amazon synon të heqë nga puna më shumë se 18.000 persona, ka thënë shefi i gjigantit teknologjik.

Shkurtimet e vendeve të punës arrijnë në rreth 6 për qind të fuqisë punëtore të kompanisë e cila ka të punësuar prej rreth 300.000 personash.

Amazoni është kompania teknologjike e fundit që ka lajmëruar për numër kaq të madh të pushimeve nga puna pas krizës së fundit financiare në gjithë botën që ka bërë që njerëzit të ulin shpenzimet.

“Ne po punojmë për të mbështetur ata që janë prekur dhe po ofrojmë paketa që përfshijnë një pagesë ndarjeje, përfitime të sigurimit shëndetësor kalimtar dhe mbështetje të jashtme për vendosjen e punës", tha shefi ekzekutiv i Amazonit, Andy Jassy në një mesazh drejtuar stafit.

Lëvizja vjen pasi gjigandi i teknologjisë tha vitin e kaluar se do të reduktonte numrin e punonjësve pa dhënë një shifër se sa vende pune do të shkurtoheshin.