Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Amazoni do t’i largojë 10 mijë punëtorë nga puna

Amazoni po përgatitet të shkurtojë mijëra vende pune për shkak të uljes së shitjeve dhe rënies ekonomike, raportoi BBC-ja të martën.

Ulja e vendeve të punës mund të prekë përafërsisht 3 për qind të stafit ose 10 mijë punonjës, kryesisht të stafit në tregtinë elektronike.

Tash e sa kohë, Amazoni kishte “ngrirë” procesin e punësimeve të reja dhe zgjerimin e shitjeve, duke bërë të ditur se ka punësuar më shumë gjatë pandemisë.

Kompania amerikane e shitjeve ka vendosur t'i mbyllë disa pjesë të biznesit, duke anuluar projekte si robotë personal të shpërndarjes.

Javën e kaluar, Amazoni theksoi se ulja e shpenzimeve do të jetë fokus në rishikimin vjetor.

Edhe Amazoni do t’i largojë 9.000 punonjës nga puna Tech Amazoni do t’i largojë 9.000 punonjës nga puna

Ditë më parë është raportuar se kompania Meta ka larguar nga puna 11 mijë punëtorë.