Korporata amerikane e veshjeve sportive, Nike, ka marrë vendim për shkurtim të disa vendeve të punës në divizionin e teknologjisë, raportoi Reuters.
Siç është bërë e ditur, Nike do t’i transferojë një pjesë të kësaj pune shitësve të palëve të treta, teksa ndryshimet njoftohet se u bënë të ditura javën e kaluar.
Përfaqësuesi i Nikes nuk specifikoi se sa punonjës u pushuan nga puna, gjithashtu nuk është e qartë se sa njerëz punojnë në divizionin e teknologjisë së Niket.
Prodhuesi i Air Jordan parashikoi në mars një rënie më të madhe të të ardhurave në tremujorin e katërt sesa ishte pritur, duke mbajtur një ton të kujdesshëm ndërsa punon për të ringjallur interesin midis konsumatorëve që kanë kaluar te rivalët më në modë.
-
Amazoni shkurton 16.000 vende pune
-
“Volkswagen” njofton shkurtimin e 100 mijë vendeve të punës deri në vitin 2030
-
BMW-ja do t’i largojë 8 mijë punëtorë nën presionin nga rivalët kinezë
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit