Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google prezanton Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro

Google ka konfirmuar zyrtarisht në Twitter daljen e Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro, telefonat inteligjentë të gjeneratës së re.

Kjo është një lëvizje e pazakontë, sepse gjiganti i Mountain View kishte deklaruar tashmë se familja “6” do të shpallej, me një ngjarje vetëm dixhitale, në vjeshtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe në fakt, ajo që Google ka bërë, të paktën deri më tani, ka qenë të shpjegojë më mirë risitë e hardware-it që do të shoqërojë dy pajisjet, pa u ndalur në çmimet dhe disponueshmërinë.

Nga këto informacione, tashmë dihet se në bordin e telefonave do të gjejmë procesorin Tensor, që Google e ka identifikuar me emrin e koduar Whitechapel.

Kompania vuri në dukje se mikroqarku përqendrohet në operacionet e inteligjencës artificiale, duke premtuar përmirësime në përdorimin e përditshëm, përfshirë përmirësimet në marrjen e fotografive dhe regjistrimin e videove, si edhe balancimin e baterisë./ervo/