Një prototip i telefonit të mençur Pixel 7, i prodhuar nga Google, u publikua në platformën eBay të martën, ndonëse nuk u konfirmua nga kompania nëse ky do të jetë versioni final.
Pixel 7 pritet të lansohet më 18 tetor të këtij viti, ndërsa eBay njoftoi se shiriti dallues i kamerës është rikthyer. Telefoni i Googlet do të ketë hapësirë ruajtëse prej 128 GB, ndërsa modeli do të jetë GVU6C. Çmimi fillestar i tij pritet të jetë 450 dollarë.
Pos versionit 7, Google do ta publikojë edhe 7 Pro, si përditësim i modelit paraprak të Pixel 6.
Telefoni i Googlet në fillim nuk kishte shitje të madhe, por editimet e bëra përgjatë versioneve, rritën interesimin e publikut. Pixel është në mesin e telefonave më të shitur në botë. Veçohet për kamerën, baterinë dhe sigurinë e të dhënave.