Tech

Google zbulon pamjen e Pixel Watch

Google po ndryshon mënyrën se si i prezanton pajisjet e saj dhe pas prezantimit për telefonat Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro të publikuar në maj, tani ka mbërritur edhe ora Pixel Watch, shkruan Bloomberg.

Ora inteligjente e Googles do të mbërrijë më 6 tetor dhe video e publikuar zbulon pamjen e saj nga të gjitha këndet dhe në të gjitha ngjyrat në të cilat do të jetë e disponueshme.

Pas kësaj video, i vetmi mister është madhësia. Dizajni është mjaft unik dhe tërheqës.

Sa i përket byzylykut, ai duket modern por është i frymëzuar nga dizajni i Apples.

Pixel Watch thuhet se kushton midis 250 dhe 350 euro me lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth, ose rreth 400 euro me funksionalitetin LTE.

Prezantimi i orës inteligjente është planifikuar për më 6 tetor.