Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google po punon në një telefon kompakt Pixel

Gjiganti teknologjik Google është duke zhvilluar një telefon të ri kompakt nga familja Pixel, shkruan Bloomberg.

Bëhet fjalë për një pajisje me emrin e koduar Neila, e cila do ta mbajë emrin 7a pasi të dalë në treg. Do të ketë një ekran të sheshtë. Deri më tani, nuk ka më shumë detaje për këtë pajisje.

Ndërkohë, Google tashmë është në rrugën e prezantimit të Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro dhe këta telefona do t'i shohim më 6 tetor. Gjithashtu, kompania do të prezantojë orën e saj të parë inteligjente të quajtur Pixel Watch.

Është realiste të pritet Pixel 7a gjatë tremujorit të tretë të vitit të ardhshëm.