Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Snapchati largon filtrin e shpejtësisë gjatë vozitjes

Snapchati ka marrë vendim për largimin e filtrit që tregon shpejtësinë e vozitësit kur shkrep fotografi ose video, pas ankesave se ky filtër “çoi në vdekjen e tre personave për shkak të shpejtësisë”.

Kompania ka bërë të ditur se filtrin është çaktivizuar filtri i shpejtësisë lëvizëse, duke e kufizuar atë në 35 km/orë, njofton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Asgjë s’është më e rëndësishme sesa siguria e komunitetit tonë”, ka thënë një përfaqësues i Snapchat.

Kompania ka bërë me dije se duhen disa javë për t’u zhdukur filtri nga aplikacioni i rreth 500 milionë njerëzve që përdorin.

Filtri tregonte shpejtësinë e vozitës kur personi ishte në veturë dhe po voziste.