Snapchati ka marrë vendim për largimin e filtrit që tregon shpejtësinë e vozitësit kur shkrep fotografi ose video, pas ankesave se ky filtër “çoi në vdekjen e tre personave për shkak të shpejtësisë”.
Kompania ka bërë të ditur se filtrin është çaktivizuar filtri i shpejtësisë lëvizëse, duke e kufizuar atë në 35 km/orë, njofton BBC.
“Asgjë s’është më e rëndësishme sesa siguria e komunitetit tonë”, ka thënë një përfaqësues i Snapchat.
Kompania ka bërë me dije se duhen disa javë për t’u zhdukur filtri nga aplikacioni i rreth 500 milionë njerëzve që përdorin.
Filtri tregonte shpejtësinë e vozitës kur personi ishte në veturë dhe po voziste.
Artikuj të ngjashëm
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
BE-ja nis hetim ndaj Snapchat-it për sigurinë e fëmijëve
-
Snapchati do ta bëjë me pagesë ruajtjen e fotove dhe videove në Memories
-
Ylli i Australisë dyshohet se doli pozitiv në testin për kokainë
-
Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor”