Bursa e kriptomonedhave Binance është nën hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, raportoi Bloomberg. Zyrtarë të lartë amerikanë të cilët hetojnë pastrimin e parave dhe evazionin fiskal kanë dyshimet e tyre mbi biznesin e Binance.
Themeluar në 2017-n, Binance është bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave. Me seli në Ishujt Kajman, Binance ka zyrat në Singapor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet amerikane po hetojnë nëse bursa ka lejuar amerikanët të tregtojnë ilegalisht në platformë duke blerë derivare të lidhura me monedha digjitale. Qytetarët amerikanë mund të blejnë këto lloj produktesh vetën në kompani të regjistruara pranë Komisionit për Tregtimin e Komoditeteve.
Vetë Binance është shprehur se nuk lejon transaksionet e paligjshme në uebsajtin e saj duke paralajmëruar shkelësit se mund t’ju ngrihet llogaria.
Por sipas raportimeve thuhet se 756 milionë dollarë transaksione kriminale janë realizuar për Binance.