Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ekspertët paralajmërojnë rrezikun nga pajisjet teknologjike për luftimin e COVID-19

Foto: Reuters

Një numër pajisjesh teknologjike, të krijuara për luftimin e përhapjes së COVID-19, po përdoren gjithandej Evropës, prej aplikacioneve gjurmuese, e deri tek kamerat infra të kuqe, gjë që paraqet rrezik për të drejtat njerëzore dhe privatësinë, është paralajmëruar të martën përmes një raporti.

Përdorimi i mjeteve të tilla, me gjithë krizën pandemike, lyps mbikëqyrje adekuate dhe nuk duhet të bëhet me nguti, shkruhet në një raport të institutit gjerman, “AlgorithmWatch” dhe fondacionit “Bertelsman” .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hulumtimi është marrë me teknologjinë që po përdoret në 16 shtete evropiane, përfshirë aplikacionet telefonike, sistemet e detektimit të fytyrës dhe kamerat infra të kuqe që masin temperaturën trupore.

“Sigurimi i shëndetit publik duhet të jetë kompaktibil me kontrollet demokratike”, ka thënë përmes një deklarate Fabio Chiusi, menaxher i projektit në “AlgorithmWatch”.

Shumica e mjeteve që po cilësohen si armë në betejën kundër virusit nuk janë testuar në mënyrë adekuate, posaçërisht për përdorim gjatë pandemisë, shkruhet në raport.