Një numër pajisjesh teknologjike, të krijuara për luftimin e përhapjes së COVID-19, po përdoren gjithandej Evropës, prej aplikacioneve gjurmuese, e deri tek kamerat infra të kuqe, gjë që paraqet rrezik për të drejtat njerëzore dhe privatësinë, është paralajmëruar të martën përmes një raporti.
Përdorimi i mjeteve të tilla, me gjithë krizën pandemike, lyps mbikëqyrje adekuate dhe nuk duhet të bëhet me nguti, shkruhet në një raport të institutit gjerman, “AlgorithmWatch” dhe fondacionit “Bertelsman” .
Hulumtimi është marrë me teknologjinë që po përdoret në 16 shtete evropiane, përfshirë aplikacionet telefonike, sistemet e detektimit të fytyrës dhe kamerat infra të kuqe që masin temperaturën trupore.
“Sigurimi i shëndetit publik duhet të jetë kompaktibil me kontrollet demokratike”, ka thënë përmes një deklarate Fabio Chiusi, menaxher i projektit në “AlgorithmWatch”.
Shumica e mjeteve që po cilësohen si armë në betejën kundër virusit nuk janë testuar në mënyrë adekuate, posaçërisht për përdorim gjatë pandemisë, shkruhet në raport.
-
Inteligjenca artificiale identifikon personat në rrezik nga COVID-19
-
Kamerat ushtarake tregojnë rrezikun e bartjes së koronavirusit përmes ajrit
-
Apple dhe Google, njoftim në telefon për ekspozimin ndaj koronavirusit
-
Teknologjia e njohjes së fytyrës - zgjidhje e problemit apo shkelje e privatësisë
-
Programi që mund t'i transformojë smartfonët në termometra që zbulojnë me saktësi temperaturën