Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë tensionet në Shqipëri, protestuesit nisen drejt Kryeministrisë

protesta

Protesta në Shqipëri ka vazhduar me tensione, pasi protestuesit janë futur në ambientet e Ministrisë së Financave. Ndërkohë, përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë po vazhdojnë. Ata më pas janë nisur drejt objektit të Kryeministrisë. 

Sipas përditësimit të orës 16:30 nga strukturat shëndetësore, tre protestues dhe dy policë po merrnin trajtim mjekësor në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës. Të gjithë ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkaq, tre protestues të tjerë kishin marrë trajtimin e nevojshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) dhe më pas ishin larguar nga spitali.

Lexo përditësimet tjera
protesta

Sërish tensione në Shqipëri, studentët shkulin kangjellat te Ministria e Arsimit

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri ka nisur me tensione të mërkurën. Një...