Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Spotify lansohet edhe për Kosovë

Kompania suedeze për muzikë, Spotify që nga sot mund të përdoret edhe në Kosovë.

Kjo kompani ka shtuar edhe Kosovën mes vendeve, ku mund të përdoret aplikacioni i njohur për muzikë, Spotify, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt, Spotify nga sot është lansuar në të gjitha vendet ballkanike si Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.

Pos këtyre vendeve, Spotify është lansuar edhe në Rusi, Kazakistan e Ukrainë.

Tani, të gjithë të interesuarit mund të abonohen në këtë platformë për të pasur qasje të lehtë në muzikë dhe emisione të ndryshme, përmes telefonit, kompjuterit apo tabletit.

“Spotify” u ofron klientëve të tyre miliona këngë falas, të përshtatshme për çdo situatë, aktivitet apo moment të jetës së tyre.