Kompania suedeze për muzikë, Spotify që nga sot mund të përdoret edhe në Kosovë.
Kjo kompani ka shtuar edhe Kosovën mes vendeve, ku mund të përdoret aplikacioni i njohur për muzikë, Spotify, transmeton KOHA.
Në fakt, Spotify nga sot është lansuar në të gjitha vendet ballkanike si Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Pos këtyre vendeve, Spotify është lansuar edhe në Rusi, Kazakistan e Ukrainë.
Tani, të gjithë të interesuarit mund të abonohen në këtë platformë për të pasur qasje të lehtë në muzikë dhe emisione të ndryshme, përmes telefonit, kompjuterit apo tabletit.
“Spotify” u ofron klientëve të tyre miliona këngë falas, të përshtatshme për çdo situatë, aktivitet apo moment të jetës së tyre.
-
IPKO prezanton pakot e përditësuara INFINIT
-
Kosovarët do të mund t'i përdorin telefonat, pa shpenzime romingu, edhe në BE
-
Një vit në Kosovë dhe dy në Shqipëri: Pse rritja e Wolt-it në të dy tregjet renditet ndër më të suksesshmet në botë
-
Nisin fluturimet direkte drejt Karlsruhe/Baden dhe Brukselit
-
Wolt në Gjilan nga 18 qershori: Shkarko aplikacionin dhe porositë, përfito nga ofertat ekskluzive