Kompania e Microsoftit ka njoftuar të premten se ka në plan të mbyllë një pjesë të madhe të dyqaneve.
Një zyrtare i ka thënë Reutersit se ky vendim i Microsoftit erdhi pasi kështu do t’i kursejë kompanisë 450 milionë dollarë shpenzime në taksa.
Lajmi për mbylljen e dyqaneve erdhi të njëjtën javë kur Microsofti ndau planet për të mbyllur shërbimin gaming Mixer.
Kompania thotë se do të përqendrojë të gjitha forcat në Microsoft.com ku konsumatorët e kompanisë mund të blejnë direkt produkte si dhe të marrin mbështetje e trajnime.
Disa dyqane në Londër, New York, Sidney dhe Remond do të mbeten të hapura. Microsofti nuk përmendi largime nga puna sepse ekipet e dyqaneve do të vijojnë të asistojnë konsumatorët në distancë, të shesin, të trajnojnë dhe japin mbështetje teknike.
-
Njësia e Microsoftit në Rusi do të falimentojë
-
Microsoft do t’i pushojë nga puna 6.000 punëtorë
-
Microsofti me plane të reja të shpenzimeve për t’i shërbyer kërkesës për inteligjencën artificiale
-
Microsofti nuk do t'ua rrisë pagat punonjësve këtë vit
-
McDonald’s mbyll përkohësisht zyrat në SHBA, përgatit njoftime për largime nga puna