Gjiganti i teknologjisë Microsoft ka paraqitur një plan të shpenzimeve për të përmbushur kërkesën për shërbimet e reja të inteligjencës artificiale, raportoi të mërkurën Reuters.
Kostot janë rritur ndjeshëm pasi Microsofti ka ndërtuar qendra të reja të dhënash për të mbështetur inteligjencën artificiale, teksa drejtoresha e Financave, Amy Hood, ka thënë në një konferencë se shpenzimet kapitale të kompanisë do të vazhdojnë të rriten çdo tremujor gjatë gjithë vitit fiskal 2024.
Microsoft po ndërthur inteligjencën artificiale në produktet e veta, të tilla si asistenti "Copilot" me 30 dollarë në muaj për shërbimin e tij Microsoft 365. Ai gjithashtu synon të shesë shërbime të cloudit që firmat e tjera do të përdorin për të ndërtuar shërbime të AI.
Rezultatet e Microsoftit tregojnë shpenzime të mëdha për shërbimet e AI-së, përpara rritjes proporcionale të të ardhurave.
-
Microsofti do të investojë rreth 300 milionë dollarë më shumë në AI në Afrikën e Jugut
-
Microsofti paralajmëron rritje të prezencës së asistentëve me inteligjencë artificiale
-
Microsofti prezanton tastin e inteligjencës artificiale
-
Inteligjenca artificiale ndihmon në rritjen prej 8% të aksioneve të Microsoftit
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë