Gjiganti teknologjik, Microsofti, ka prezantuar ndryshimin më të madh në tastierat e veta në tri dekada. Kompania ka prezantuar tastin e inteligjencës artificiale (AI).
Tasti do t’ua mundësojë përdoruesve t’i qasen “Copilot” – robotin e mençur të Microsoftit, në kompjuterët e rinj me Windows 11.
Microsofti është investitor i rëndësishëm në “OpenAI”, që mundëson aftësitë e “Copilotit”.
Kompania ka integruar inteligjencën artificiale edhe në produkte të tjera të veta, si “Microsoft 365” dhe “Bing”.
Rivali “Apple” ka prezantuar butonin “Siri” ose opsionin për të në Macbookë qe disa vite.
“Copiloti” u ndihmon përdoruesve me funksionet si kërkime, të shkruajnë emaile e krijim të fotografive.
Edhe
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
Në një blog duke prezantuar ndryshimet, zëvendëspresidenti i Microsoftit, Yusuf Mehdi, ka thënë se ky është “moment transformues” dhe e ka krahasuar me tastin e “Windowsit” të shtuar para gati 30 vjetësh.
Sipas tij, ndryshimi do të sjellë “thjeshtësi” e “lehtësi” për përdoruesit. Tastierat, me opsionin e ri, pritet të jenë të gatshme nga muaji shkurt.
-
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI
-
Studimi: “Uncensored AI” po përdoret për përhapjen e teorive konspirative dhe dezinformatave
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë