Kompania teknologjike “TomTom” ka njoftuar të martën se do të bashkëpunojë me gjigantin Microsoft, për të krijuar një asistent inteligjent të veturave, që mund të flasë me shoferin.
Asistenti do t’ua mundësojë shoferëve “të bisedojnë natyrshëm me veturat e tyre”. Ai do t’ia mundësojë përdoruesve të flasin me sistemin teknologjik të veturës për të kërkuar shërbime për lokacionin dhe që t’i japin komanda, ka thënë kompania holandeze.
Nuk dihet kur do të lansohet ky sistem.
“TomTom”, që rivalizon “Google Mapsin” me platformën “Here”, ka përdorur shërbimin e Microsoftit, “Azure OpenAI Service” për ta krijuar sistemin me zë. Për këtë shërbim përdoret gjuha robotike e gjigantit të inteligjencës artificiale “ChatGPT”.
“TomTom” pati lansuar një program që përdorte inteligjencën artificiale për të planifikuar udhëtime e për të eksploruar vende të ndryshme, duke shfrytëzuar hartat e kompanisë.
-
Kompania më e madhe në botë u jep “tru” veturave: Do të dinë të sillen në çfarëdo situate
-
Microsofti paralajmëron rritje të prezencës së asistentëve me inteligjencë artificiale
-
Whatsappi do t’ua mundësojë të flisni me njerëz në gjuhë të huaja
-
Microsofti prezanton tastin e inteligjencës artificiale
-
Inteligjenca artificiale edhe në vetura, prezantohet nga një prodhues