Kompania teknologjike, Microsoft, ka thënë se çdo ditë e me tepër asistentë të inteligjencës artificiale me memorie afatgjate janë prezentë.
Sipas BBC-së, këta asistentë mund të mbajnë mend biseda, projekte, të zgjidhin probleme dhe t'i mbështesin përdoruesit të ndajnë më shumë kohë për ta.
“Unë mendoj se po kalojmë një epokë thelbësisht të re ku do të ketë gjithmonë shoqërues bashkë-pilot të pranishëm, këmbëngulës dhe shumë të aftë në përditshmërinë tuaj”, ka deklaruar shefi për AI i Microsoftit, Mustafa Suleyman.
Kritikët kanë shprehur shqetësime rreth këtij niveli të integrimit, duke përfshirë sigurinë e të dhënave, privatësinë dhe mundësinë që inteligjenca artificiale të japë informacione të rreme ose të bëjë paragjykime.
Kjo po kundërshtohet nga mbështetësit e AI-së, duke thënë se këtë asistentë janë vërtetë të dobishëm.
Sipas Microsoftit, një menaxher me inteligjencë artificiale mund të organizojë agjendën tuaj dhe ta modifikojë atë.
-
Microsofti prezanton tastin e inteligjencës artificiale
-
Shpenzimet për AI të kompanive teknologjike pritet të arrijnë në 600 miliardë dollarë
-
Fuqizimi i inteligjencës artificiale sjell rreziqe të reja në tregjet financiare
-
Microsoft do t’i pushojë nga puna 6.000 punëtorë
-
Inteligjenca artificiale, ndihmesë apo rrezik për profesionet