Gjigantët teknologjikë, Apple dhe Google, kanë nisur të godasin aplikacionet që lidhen me koronavirusin, e që s’janë aplikacione të njohura nga organizatat e shëndetit apo qeveritë.
Zhvilluesit e aplikacioneve kanë thënë për “CNBC” se Apple po refuzon çdo softuer që lidhet me koronavirusin e të cilin s’e njohin organizatat shëndetësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu raportohet se e njëjta gjë po bëhet edhe nga Google, që nuk shfaq rezultate nëse kërkohet për koronavirus në “Play Store”.
E gjithë kjo po ndodh sepse dy gjigantët duan të sigurohen se aplikacionet ofrojnë informata nga burime të sigurta, dhe që të mos keqinformohen përdoruesit.