Gjigantët teknologjikë, Apple dhe Google, kanë nisur të godasin aplikacionet që lidhen me koronavirusin, e që s’janë aplikacione të njohura nga organizatat e shëndetit apo qeveritë.
Zhvilluesit e aplikacioneve kanë thënë për “CNBC” se Apple po refuzon çdo softuer që lidhet me koronavirusin e të cilin s’e njohin organizatat shëndetësore.
Po ashtu raportohet se e njëjta gjë po bëhet edhe nga Google, që nuk shfaq rezultate nëse kërkohet për koronavirus në “Play Store”.
E gjithë kjo po ndodh sepse dy gjigantët duan të sigurohen se aplikacionet ofrojnë informata nga burime të sigurta, dhe që të mos keqinformohen përdoruesit.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple e Google planifikojnë softuer për ngadalësimin e përhapjes së virusit
-
Apple e Google bashkohen në ngadalësimin e shpërndarjes së koronavirusit
-
Google dhe Apple goditen nga BE-ja për shkelje rregullash
-
Rregullatorët shënjestrojnë “monopolin” e Googlit dhe Applet
-
Gjigantët e teknologjisë planifikojnë heqjen e fjalëkalimeve për kyçje në aplikacione