Nga fillimi i pandemisë deri në prill 2021, kompania Facebook dhe Instagram hoqën më shumë se 18 milionë përmbajtje globalisht në shkelje të politikave të dezinformimit për Covid-19.
“Covid-19 vazhdon të jetë një problem i madh i shëndetit publik, kështu që ne jemi të përkushtuar t’u japim njerëzve qasje në informacione autoritare, përfshirë informacionin e vaksinave”, theksoi zyrtari i lartë i kompanisë, Guy Rosen.
Përveç përmbajtjes së dëmshme për Covid-19, në lidhje me raportin mbi zbatimin e standardeve të komunitetit, Facebooku shpjegon në dokument se përmbajtja që nxit urrejtjen është ulur në platformë, falë edhe përdorimit të Inteligjencës Artificiale që ndihmon në gjetjen e tyre para se përdoruesit t’i raportojnë.
Më në fund, sipas raportit, Facebook ndërmori veprime për 8,8 milionë përmbajtje ngacmimi në tremujorin e parë të 2021, nga 6,3 milionë në tremujorin e katërt të vitit 2020, gjithashtu falë përmirësimeve në teknologjinë e zbulimit proaktiv.
Ndërsa në Instagram ai ndërmori masa për 5,5 milionë përmbajtje ngacmimi nga 5 milionë në tremujorin e katërt të vitit 2020./atsh
-
Instagrami u mbush me plot video me dhunë, Meta kërkon falje
-
Facebooku dhe dezinformimi që çoi njerëzit në vdekje
-
Facebooku mbyll disa llogari që përhapnin dezinformata mbi vaksinimin
-
Facebooku nuk do t’i fshijë përmbajtjet se COVID-19 është krijuar nga njeriu
-
Facebook do t’i fshijë të gjitha dezinformatat në lidhje me vaksinën antiCOVID