Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Facebooku dhe dezinformimi që çoi njerëzit në vdekje

Në të njëjtën ditë, Qendra Kundër Urrejtjes Digjitale publikoi analizën e postimeve të rrjeteve sociale, që vlerësonte se vetëm një grup i përdoruesve të Facebookut ishte përgjegjës për 73 për qind të postimeve kundër vaksinave vetëm mes muajve shkurt dhe mars. Ishte një studim që liderët e Facebookut thanë se fajtor ishte publiku, pavarësisht se hulumtimi konfirmoi se një numër i vogël llogarish bëjnë thirrje kundër vaksinës

Kur nisën të qarkullonin fjalët për rrezikun dhe joefikasitetin e vaksinave kundër COVID-19 nëpër rrjetet sociale dhe hapat e paktë për të parandaluar përhapjen e virusit, disa punëtorë të Facebookut menduan se kishin gjetur një formë për të ndihmuar.

pamundësuar se si listohen postimet për vaksinat në llogaritë e përdoruesve, hulumtuesit në kompaninë amerikane e kuptuan se mund të ndalnin keqinformimet që shihnin përdoruesit për vaksinat kundër COVID-19 dhe u ofruan atyre lajme nga burime të legjitimuara si Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Pas këtyre të dhënave, shpresoj se do ta lansojmë platformën menjëherë”, kishte shkruar një punëtor në adresimet e brendshme në lidhje me studimin.

Në vend të kësaj, Facebooku nuk publikoi disa të dhëna të studimit. Ndryshimet e tjera nuk u bënë deri në muajin prill.

Kur një tjetër hulumtues i Facebookut bëri thirrje bllokimin e komenteve në postimet për vaksina deri në mars, kur kompania po punonte në parandalimin e keqinformimeve, propozimi i tij u injorua.

Edhe Facebooku i kundërpërgjigjet Bidenit i cili tha se rrjetet sociale “po vrasin njerëz” Tech Facebooku i kundërpërgjigjet Bidenit i cili tha se rrjetet sociale “po vrasin njerëz”

Kritikët thonë se arsyeja se përse Facebooku reagoi shumë ngadalë ndaj idesë është se: “gjiganti teknologjik ishte i shqetësuar për ndikimin që mund të kishte në fitimet e kompanisë”.

Facebooku ka deklaruar se ka bërë progres të madh duke ulur nivelin e keqinformimeve rreth vaksinës në llogaritë e përdoruesve.

Një numër i madh i dokumenteve tregojnë se në pikun e pandemisë së Covid-19, Facebooku me kujdes ka hetuar se si platformat e saj shpërndajnë keqinformime rreth vaksinave që shpëtojnë jetë. Këto dokumente gjithashtu kanë treguar se një numër i madh i punëtorëve kanë ofruar ide për të luftuar keqinformimet, por u refuzuan.

Dyshimet kundër Facebookut

Reagimi i dobët i Facebookut ka nxitur dyshime nëse kompania ka pasur prioritet ndasinë para shëndetit të përdoruesve.

“Këta njerëz po shesin frikë dhe panik”, thotë Roger McNamee, njëri prej investitorëve të hershëm në Facebook dhe tani kritik i madh i gjigantit social. “Nuk është rastësi. Është model biznesi”.

Zakonisht, Facebooku rangon postimet në bazë të vëmendjes që merr – numrit të pëlqimeve, kundërshtimeve, komenteve dhe shpërndarjes. Kjo skemë e rangimit funksionon mirë për fotografitë, por dokumentet e Facebookut kanë treguar se kur bëhet fjalë për çështjet vendimtare të shëndetit publik, siç janë vaksinat, postimet përhapen në bazë të polarizimeve, mospajtimeve dhe dyshimeve.

Për të studiuar mënyrat e reduktimit të keqinformimit për vaksinat, studiuesit e Facebookut ndryshuan mënyrën e renditjes së postimeve për më shumë se 6 mijë përdorues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë, Brazil dhe Filipine. Në vend që të shihnin postime të vaksinave që u zgjodhën në bazë të popullaritetit, përdoruesit panë postime të zgjedhura për besueshmërinë e tyre.

Rezultatet ishin befasuese: rënie gati 12 për qind në përmbajtjen që mohohej nga kontrolluesit e fakteve dhe rritje prej 8 për qind për postimet nga organizatat e besueshme të shëndetit publik, si OBSH-ja ose Qendrat amerikane për Kontrollin e sëmundjeve. Këta përdorues gjithashtu patën një rënie prej 7 për qind të ndërveprimeve negative në faqet zyrtare.

Punëtorët në kompani reaguan me shpejtësi për këtë studim. “A ka ndonjë arsye përse të mos e bëjmë këtë?”, kishte pyetur një punëtor në vlerësimin e brendshëm që tregonte se si platforma mund të frenojë përmbajtjen kundër vaksinave.

Facebooku u arsyetua se ka zbatuar shumë prej gjetjeve të studimit, por jo më shumë se një muaj, vonesë që u bë në pikën kyç të shpërndarjes së vaksinave nëpër botë.

Në një deklaratë për media, zëdhënësja e kompanisë, Dani Lever, ka thënë se dokumentet e brendshme “nuk përfaqësojnë avancimin e madh që është bërë nga koha e promovimit të informacioneve të besueshme në lidhje me COVID-19 dhe zgjerimin e politikave tona për të hequr dezinformatat për koronavirusin dhe vaksinat”.

Ndryshimet e ngadalta

Kompania thotë se u desh shumë kohë për të shqyrtuar dhe zbatuar ndryshimet.

Megjithatë, nevoja për të vepruar urgjentisht nuk mund të ishte më e qartë: në atë periudhë shtetet amerikane po shpërndanin vaksinat për më të rrezikuarit – të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore. Mirëpo zyrtarët e shëndetit publik ishin të shqetësuar. Vetëm 10% e popullsisë kishte marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. Ndërkaq një e treta e amerikanëve po mendonin të anashkalonin krejtësisht vaksinën.

Pavarësisht kësaj, punonjësit e Facebookut pranuan se nuk e kishin idenë se sa e keqe ishte ndjenja kundër vaksinës në seksionet e komenteve nëpër postime. Mirëpo hulumtimi i kompanisë në muajin shkurt zbuloi se deri në 60% e komenteve në postimet e vaksinave ishin kundër vaksinës ose hezitues për marrjen e saj.

“Ky është një problem i madh që ne duhet ta rregullojmë”, thuhej në prezantimin e 9 marsit.

Akoma më keq, punonjësit e kompanisë pranuan se nuk kishin mundësi t’i gjenin komentet shqetësuese. Edhe nëse do ta bënin, Facebooku nuk kishte një politikë në fuqi për të hequr komentet. Falas për të gjithë, po i lejonte përdoruesit të grumbullonin postimet e vaksinave nga mediat ose organizatat humanitare me komente negative për vaksinat.

Edhe Vaksina kundër COVID-it mund ta ketë ndihmuar rritjen e numrit të vdekjeve Lifestyle Vaksina kundër COVID-it mund ta ketë ndihmuar rritjen e numrit të vdekjeve

“Aftësia jonë për të zbuluar (ngurrimin për vaksinë) në komente është e keqe në anglisht - dhe në thelb nuk ekziston diku tjetër”, thuhej në një tjetër vlerësim të brendshëm të publikuar më 2 mars.

Banori i Los Anxhelosit, Derek Beres, autor dhe instruktor fitnesi, sheh përmbajtjen kundër vaksinave të lulëzojë në komente sa herë që promovon imunizimin në llogaritë e tij në Instagram, e cila është në pronësi të Facebookut. Vitin e kaluar, Beres filloi të jetë nikoqir i podcastit me miqtë pasi vunë re se teoritë e konspiracionit rreth COVID-19 dhe vaksinave po sorollateshin në burimet e mediave sociale.

Në fillim të këtij viti, kur Beres postoi një foto duke u vaksinuar, përdoruesit në rrjetet sociale i thanë se kishte shumë mundësi që të vdiste pas gjashtë muajsh.

“Seksioni i komenteve për shumë njerëz është kosh i plehrave duke u djegur për kaq shumë njerëz”, thotë Beres.

Disa punonjës të Facebookut kishin një ide. Teksa kompania punoi për të hartuar një plan për të frenuar negativitetin kundër vaksinës në komente, pse të mos çaktivizoni krejt komentimin e postimeve?

“Shumë i interesuar në propozimin tuaj për të hequr TË GJITHA komentet për postimet e vaksinave si një zgjidhje ndaluese derisa të mund të zbulojmë mjaftueshëm hezitimin e vaksinës në komente për të rafinuar vendimin tonë”, shkroi një punonjës i Facebookut më 2 mars.

Në vend të kësaj, CEO i Facebookut, Mark Zuckerberg, njoftoi më 15 mars se kompania do të fillojë të etiketojë postimet në lidhje me vaksinat që i cilëson ato si postime të sigurta.

Lëvizja i lejoi Facebookut të vazhdojë të ketë angazhim të lartë - dhe përfundimisht të përfitojë - nga komentet kundër vaksinës, thotë Ahmed i Qendrës Kundër urrejtjes Digjitale.

“Ata po përpiqeshin të gjenin mënyra për të mos reduktuar interaktivitetin, por në të njëjtën kohë ta bënin të dukej sikur po përpiqeshin të bënin disa lëvizje drejt pastrimit të problemeve që shkaktuan”, thotë ai.

Është joreale të presësh që një kompani miliarda dollarëshe si Facebook të ndryshojë vullnetarisht një sistem që është dëshmuar të jetë kaq fitimprurës, thotë Dan Brahmy, shef i “Cyabras”, firmë teknologjike izraelite që analizon rrjetet e mediave sociale dhe dezinformatat. Brahmy thotë se rregulloret e qeverisë mund të jenë e vetmja gjë që mund ta detyrojë Facebookun të veprojë.

“Arsyeja që ata nuk e bënë është sepse nuk duhej ta bënin”, thotë Brahmy. “Nëse lëndon fundin, është e pakapshme”.

Hulumtimi i brendshëm në Facebook i paraqitur më 24 mars paralajmëroi se shumica e “përmbajtjes problematike rreth vaksinës” vinte nga një pjesë e vogël e zonave në platformë. Në komunitetet e Facebookut, ku mosbesimi ndaj vaksinave ishte më i lartë, raporti fiksoi 50% të shikimeve të faqeve kundër vaksinës në vetëm 111 - ose 0,016% - të llogarive të Facebookut.

“Prodhuesit kryesorë janë kryesisht përdorues që postojnë vazhdimisht kundër vaksinave”, thuhet në studimin e Facebookut.

Akuza për vrasje

Në të njëjtën ditë, Qendra Kundër Urrejtjes Digjitale publikoi analizën e postimeve të rrjeteve sociale që vlerësonte se vetëm një grup i përdoruesve të Facebookut ishte përgjegjës për 73 për qind të postimeve kundër vaksinave vetëm mes muajve shkurt dhe mars. Ishte një studim që liderët e Facebookut thanë se fajtor ishte publiku, pavarësisht se hulumtimi konfirmoi se një numër i vogël llogarish bëjnë thirrje kundër vaksinës.

Në fillim të muajit tetor, sondazhi i Associated Press zbuloi se shumica e amerikanëve fajësojnë rrjetet sociale si Facebook dhe përdoruesit e saj si burim kyç të dezinformimit.

Mirëpo Ahmed thotë se Facebooku nuk duhet fajësuar vetëm për këtë problem.

Edhe TikToku i mbushur me lajme të rreme Tech TikToku i mbushur me lajme të rreme

“Facebooku ka marrë vendime që kanë shtyrë njerëzit të pranojnë keqinformimin, që nxiti vdekjen e tyre”, thotë Ahmed. “Në këtë pikë, duhet të ketë hetim për vrasje”.

Përktheu: Gent Mehmeti