Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Facebooku mbyll disa llogari që përhapnin dezinformata mbi vaksinimin

Facebooku ka fshirë qindra llogari në këtë rrjet social të cilat thuhet se kanë qenë të përfshira në përhapje të dezinformatave për vaksinim, e të cilat kanë operuar nga Rusia.

Kompania tha se rrjeti i llogarive synonte Indinë, Amerikën Latine dhe SHBA-në.

Ata planifikonin të rekruetonin influencues që të përhapnin informata false për të minuar besimin në publik sidomos për vaksina të COVID-19.

Në raportet e fundit mbi “sjelljen e koordinuar joautentike”, Facebook tha se gjeti lidhje midis rrjetit dhe një fushate dezinformomi të dëmtuar nga agjencia e marketingut Fazze, e cila është pjesë e një kompanie me bazë në Rusi të quajtur AdNow.

Muajin e fundit BBC-ja ka raportuar se si në May të këtij viti, influencuesit kanë ofruar para për të shpërndarë informata false të cilat kishin të bëjnë me vaksinën Pfizer.

Edhe FIFA zbulon shifrat e komenteve të urrejtjes në Botëror Botërori 2026 1 j. më parë FIFA zbulon shifrat e komenteve të urrejtjes në Botëror

Sipas Facebookut kjo ishte vala e dytë e dezinformimit për vaksinat e Perëndimit.

Facebooku ka thënë se ka mbyllur 65 llogari në Facebook dhe 243 në Instagram.