Facebooku ka thënë se më nuk do të fshijë nga aplikacioni i tij pretendimet se COVID-19 është krijuar nga njeriu, për shkak të “hetimeve në vazhdim mbi origjinën e COVID-19 dhe me konsultimet me ekspertët e shëndetit publik”.
Ky veprim vjen pas rritjes së presionit në botë për të hetuar origjinën e pandemisë, duke përfshirë mundësinë që të ketë dalë nga një laborator. Që nga fillimi i pandemisë, Facebooku ka ndryshuar atë se çfarë lejon mbi këtë temë dhe çfarë ndalon. Në shkurt pati deklaruar se do të ndalojë pretendimet se COVID-19 është krijuar në një laborator kinez. Pretendime të tjera atë kohë përfshinë edhe ndalimin e njoftimeve të rrejshme mbi vaksinat, nëse ato nuk janë efektive apo se janë helmuese, raporton AP.
Facebooku zakonisht nuk i ndalon përmbajtjet tërësisht në platformën e saj, megjithatë dy përjashtime ka bërë për zgjedhjet dhe COVID-19.
-
“Helmi politik” që krijoi kërkimi i origjinës së COVID-19
-
Kina: FBI-ja po manipulon kur thotë se COVID-i mund të ketë rrjedhë nga laboratori
-
Shefi i FBI-së: COVID-i me shumë gjasë rrodhi nga laboratori në Kinë
-
Misteri i pandemisë, shkencëtarët të fokusuar në origjinën shtazore të COVID-19
-
Misteri i COVID-19: Shkencëtarët fokusohen në origjinën nga kafshët