Microsoft Word është një nga aplikacionet më të popullarizuara produktive dhe nuk është çudi që ka arritur sukses në sistemin operativ mobil të Google. Statistika më e re e Google Play Store tregon se versioni për Android i Microsoft Wordit është instaluar mbi një miliard herë. Aplikacionet e tjera të Microsoft Office gjithashtu kanë rezultate të mira, raporton Ubergizmo.
Exceli i ka mbi 500 milionë instalime në Android, dhe e njëjta vlen edhe për OneNote, PowerPoint dhe OneDrive, shkruan KOHA Ditore. Outlooku për Android po e rrit ngadalë praninë e vet dhe tani i ka mbi 100 milionë instalime në Android.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtu duhet të theksohet se këto shifra nuk i pasqyrojnë të gjitha instalimet e bëra nëpërmjet Google Play Store. Microsofti ka marrëveshje me disa prodhues të cilët tashmë ofrojnë aplikacione të para-instaluara të Office në pajisjet e tyre.
Interesante është që edhe pse shërbimet e bazuara në cloud (si Google Docs) janë bërë shumë të popullarizuara gjatë viteve të fundit, shumica e njerëzve dhe përdoruesve afaristë vazhdojnë ta përdorin Microsoft Office - softuer ky që për ta është i njohur nga platforma desktop.