Informatat, të mbledhura nga kompania analitike PreciseSecurity, e zbulojnë një listë të aplikacioneve që ishin më të ndjeshme ndaj sulmeve gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, raporton TweakTown.
Sipas statistikave, zgjidhjet dhe aplikacionet e Microsoft Office janë aplikacionet më të eksploatuara në të gjithë botën. Të dhënat, të mbledhura gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, tregojnë se 72.85% e sulmeve kibernetike ishin të drejtuara drejt produkteve të Microsoft Office, shkruan KOHA Ditore.
Pas aplikacioneve të Microsoft Office pasojnë: browserët e webit (13.47%), Android (9.09%), Java (2.36%), Adobe Flash (1.57%) dhe PDF (0.66%).
PreciseSecurity monitoroi nga vinin këto sulme dhe zbuloi se ato ishin më të shpeshtat në SHBA, Holandë, Gjermani, Francë dhe Rusi. Më shumë informacione mund të gjeni në https://www.precisesecurity.com/articles/ms-office-represents-73-of-the-most-commonly-exploited-applications-worldwide/
-
Outlook është aplikacioni më i ri Android i Microsoftit me mbi 100 milionë instalime në Play Store
-
Microsoft Word për Android i ka mbi 1 miliard instalime
-
Microsoft 365 jashtë funksionit për mijëra përdorues
-
Aplikacionet më të kërkuara në vitin 2024, prin YouTube
-
Microsofti thotë se pati sulm kibernetik