Në muajin mars të këtij viti, gjiganti i kërkimit Google ka zbuluar platformën e re për video-lojëra të quajtur “Stadia”.
Në këtë platformë do të jetë e mundshme të luhen të gjitha llojet e video-lojërave në Chrome pa ndonjë konzolë, vetëm se interneti duhet të jetë mjaftë i shpejtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani, një postim në Twitter nga Google Stadia tregon se kjo platformë është pranë lansimit, transmeton Koha.net.
This summer, three of the wishes you've been asking for will finally be granted:
— Stadia (@GoogleStadia) May 24, 2019
? Price Reveal
? Game Announcements
? Launch Info
Stay tuned here for more Stadia details coming soon.
Google Stadia do të lansohet me kontrollorin (“joystick”) e vetë i cili mund të lidhet direkt me internet përmes Wi-Fi-së.
Ka shumë pyetje të pa përgjigjur rreth platformës Stadia, të cilat pritet që Google do t’i sqarojë në zbulimin e ardhshëm të çmimit dhe lansimit të titujve.
Gjithashtu, Google ndoshta do të zbulojë të gjitha informacionet në lidhje me Stadian në panairin ndërkombëtar të video-lojërave “International Gaming Expo ‘E3’”, i cili do të mbahet më 11 qershor.