Prodhuesi i materialeve për bateri, kompania “Sila Nanotechnologies” ka siguruar një fond prej 170 milionë dollarë, si shtesë e përpjekjeve për përmirësim të kapacitetit ruajtës të baterive “litium-jon”, kryesisht për prodhuesin gjerman Daimler AG.
Shifrat e fundit, kanë çuar totalin e financave të kompanisë në 295 milionë dollarë, me çka planifikohet që konsumatorët e parë të furnizohen brenda vitit të ardhshëm.
Kompania po zhvillon një material me bazë silikoni, me të cilin synon të zëvendësojë grafitin në baterinë “litium-jon”, me shpresë të zgjasë jetëgjatësinë e baterisë si dhe performancën e saj.
“Përmirësimet e baterive tradicionale li-jon kanë ngelur në një rritje me vetëm 1-2 % për vite të tëra. Zbulimi i Sila Nano demonstron një përmirësim dramatik me 20 %, me një potencial që kjo të rritet me 40 % krahasuar me baterinë tradicionale li-jon”, tha kompania, e cila tashmë po planifikon të hyjë edhe në tregun e automobilave me BMW dhe Daimler AG./atsh
-
Fond 170 milionë dollarësh për përmirësimin e jetëgjatësisë së baterive nga litiumi
-
Pretendohet zbulimi i një baterie që zgjat 28 mijë vjet me një karikim
-
“Tesla” dhe shkenca prapa gjeneratës së re të baterive
-
Substanca e re e zbuluar nga IA mund ta reduktojë përdorimin e litiumit në bateri
-
Toyota pretendon se ka bërë zhvillimin që mund ta “ndryshojë lojën” për veturat elektrike