Një kompani amerikane pretendon se është në hapat e fundit të krijimit të një baterie që mund të zgjasë 28 000 vite me një karikim.
NDB thotë se bateria e saj ka si burim energjie mbetjet bërthamore, por radioaktiviteti i saj mbrohet nga disa shtresa diamanti sintetik, një nga materialet më të fortë në planet. Shkencëtarët theksojnë se kjo bateri mund të përdoret pa problem për makinat apo celularët.
“Imagjinoni një botë ku ju nuk e karikoni celularin gjatë gjithë ditës. Tani, imagjinoni sikur të mos keni nevojë për karikim për një javë ose një muaj. Po sikur të mos e karikoni për dekada të tëra? Me teknologjinë tonë, kjo gjë është plotësisht e mundur”, tha Neel Naicker për “The New Atlas”/A2CNN.
-
Del bateria që mban telefonin të karikuar për 5 ditë
-
Bateri më rezistente dhe më të shpejta në mbushje për veturat elektrike
-
Elon Musk: Së shpejti bateria një milion milje për makinat
-
Kompania kineze gati të prodhojë baterinë e makinës me jetëgjatësi 16 vjet
-
Temperaturat ekstreme të mbushjes për rimbushje 10-minutëshe të baterisë prototip për automobilat elektrikë