Një substancë e re, që mund të reduktojë përdorimin e litiumit nëpër bateri, është zbuluar duke përdorur inteligjencën artificiale (IA) dhe superkompjuterët, raporton “BBC”.
Gjetjet u bënë nga Microsofti dhe Laboratori Kombëtar “Pacifik Northwest” (PNNL), që është pjesë e Departamentit të Energjisë të SHBA-së.
Shkencëtarët thonë se substanca mund të ulë potencialisht përdorimin e litiumit deri me 70 për qind.
Që kur u zbulua substanca e re, është përdorur për t’i dhënë fuqi një llambe.
Shkencëtarët në Microsoft përdorën IA-në dhe llogaritje të performancës së lartë për të shikuar 32 milionë materiale inorganike të mundshme dhe zvogëluar listën në 18 kandidatë premtues në më pak se dy javë.
Edhe
Përdorimi i AI-së në mamografi ul rastet e kancerit që zbulohen me vonesë
Ky proces do të kishte marrë më tepër se dy dekada po të përdoreshin metodat tradicionale të kërkimit laboratorik.
Procesi që nga fillimi deri në zhvillimin e një prototipi të baterisë që punon, zgjati më pak se nëntë muaj.
Të dy organizatat arritën këtë duke përdorur Inteligjencën Artificiale të avancuar dhe llogaritje me performancë të lartë, ku kombinohet një numër i madh i kompjuterëve për të zgjidhur detyrat komplekse shkencore e matematikore.
Litiumi shpesh i referohen si “ari i bardhë” për shkak të vlerës në treg dhe ngjyrës.
Edhe
Mjeti i ri me AI mund të parashikojë rrezikun për mbi 1000 sëmundje
Është një nga komponentët kryesore në bateritë e riakarikueshme, të cilat përdoren si në automjete elektrike por edhe në telefona inteligjencë.
Ndërsa nevoja për litium po rritet, bota mund të përballet me mungesë që nga viti 2025, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.