Tech

Konfirmohet ekrani i sheshtë i Galaxy S10

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, do të prezantojë modelin bazik Galaxy S10 vitin e ardhshëm së bashku me versionet premium dhe tashmë dihet se nuk do të vijë me skanerin nën-ekran dhe ndoshta do të ketë ekran të sheshtë për të mbajtur koston e ulët.


Lexoni edhe: 

Zbulohen madhësitë e ekranit të Samsung Galaxy S10 [foto]


Fotografitë e publikuara së fundmi të modelit bazik Galaxy S10, konfirmojnë teorinë dhe shfaqin këtë telefon me skanerin për gishta të vendosur në pjesën anësore dhe ekranin e sheshtë, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net. Nuk kemi parë ekrane të tilla qe një kohë në smartfonët Galaxy të avancuar.

{gallery}

Ndërkaq, modeli S10 Lite vazhdon të thuhet se ka kamerën kryesore të dyfishtë.