Pak javë para se Samsungu të prezantojë gjeneratën e re të smartfonëve Galaxy, një uebfaqe gjermane postoi fotografi që mendohet se janë të Galaxy S10.
Fotot tregojnë se S10 ka gjithë pjesën e sipërme ekran, më shumë se iPhone XR që ka mbuluar një pjesë të vogël për butonin kryesor.
Kamera e përparme duket e vendosur në mesin e pjesës së sipërme të ekranit e do të quhet “Infinity-O”, shkruan tch. Në pjesën e pasme duken kamerat që priten të jenë me tri lente.
Dy versionet S10 dhe S10+ do ta kenë skanerin për gishta të vendosur nën-ekran, ndërsa versioni më i thjeshtë do ta ketë të vendosur në pjesën anësore të smartfonit.
Specifikat që priten për Samsung Galaxy S10, të pakonfirmuara:
{gallery}
Artikuj të ngjashëm