Në MWC 2019 (Kongresin Botëror për Celularë), gjiganti i teknologjisë Samsung prezantoi smartfonin Galaxy S10 5G në të cilin njëra nga ndryshimet më kryesore mes versionit 5G dhe modele tjera Galaxy S10, është se do të ketë katër kamera në pjesën e pasme.
Kjo nuk është hera e parë që Samsungu përdorë katër kamera në pjesën e pasme. Këtë nder më herët e pati Samsung Galaxy A9, shkruan ubergizmo.
Tani, sipas një raporti nga SamMobile, Samsungu ndoshta është duke kërkuar të vazhdojë me atë trend të dizajnit me Galaxy Note 10, smartfoni i dytë i avancuar i kompanisë i cili do të lansohet më vonë këtë vit, transmeton Koha.net. Nuk është e sigurt se çfarë kapaciteti do të jenë kamerat e Note 10.
Aktualisht, nuk ka shumë informacione në lidhje me Galaxy Note 10, për duke konsideruar se ai është smartfon i avancuar i 2019-ës, ndoshta mund të vijë me procesor të Qualcommit ose atë të Samsungut, më të fundit, ekran më të madh, mbështetje për lapsin S Pen, si dhe 6 deri 8 GB RAM memorie.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium