Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Publikohen fotografitë zyrtare të Samsung Galaxy S10E

Foto: WinFuture

Së fundmi, është duke u raportuar shumë për serinë e re S10 të smartfonëve të gjigantit jug-korean të teknologjisë, Samsung.

Sot, janë publikuar një sërë fotografish zyrtare të modelit Galaxy S10 E (modeli për Evropë) ose Galaxy S10 Lite (modeli global), shkruan gsmarena.

Shumë qartë mund të shohim se Galaxy S10 E dy kamera në pjesën e pasme, në vend të tri kamerave që i kanë dy modelet tjera S10, transmeton Koha.net. Po ashtu, mund të shohim se ky smartfon vjen me vetëm një kamerë të përparme.

{gallery}

Gjithashtu, te ky smartfon nuk gjendet as skaneri për gishta nën-ekran por Samsung do ta vendosë atë në pjesën e anësore (atë të djathtë) të kornizës.

Në fakt, ai është butoni për kyçje/ç’kyçje i cili shërben edhe si skaner për gishta, ndërsa një buton tjetër i vogël nën butonët për ulje/rritje të zërit është i dedikuar për asistentin digjital të Samsungut, Bixby.

Artikuj të ngjashëm