Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

10 aplikacionet më të bukur për t’u shkarkuar në iPhone e iPad, sipas Apple

Apple zgjedh aplikacionet më të bukur në iOS për çdo vit, e kjo shumë shpejt u bë një nga çmimet më prestigjioze për dizajnuesit e aplikacioneve.

Çmimi i Apple për Dizajnë është prezantuar në Konferencën Botërore të Zhvilluesve, ku kjo kompani është takuar me zhvillues dhe ka treguar për të, transmeton koha.net.

Gjatë këtij viti, Apple ka bërë një ceremoni për të zgjedhur për të parën herë 10 fituesit nga e gjithë bota.

Aplikacionet e zgjedhura nga Apple, nuk do të thotë se janë të famshëm, por janë mjaftueshëm të rinj për të bërë përditësimet në Apple.

Ata janë nga fusha të ndryshme, disa janë aplikacione produktive e shumica e tyre janë lojëra, por që të gjithë shfaqin “art kreativ e arritje teknike të zhvilluesve e cila reflektohet më së shumti në dizajn, inovacion e teknologji” thonë nga Apple.

Image

Agenda – Aplikacion i fokusuar në të shkruar të shënimeve në bazë të datave – falas

 

Image

BANDIMAL – Kompozime muzikore për fëmijë – 3.99$

 

Image

Calzy – Kalkulatorë modernë që mbajnë edhe histori të kalkulimeve – 1.99$

 

Image

iTranslate Converse – Përkthyes mjedisorë me zë për 38 gjuhë – falas

 

Image

Triton Sponge – Një mjet shëndetësor që shërben për dhomat e operimit – falas

 

Image

Florence – Një aplikacion interaktiv rreth dashurisë së parë të një vajze – 2.99$

 

Image

Playdead’s INSIDE – Një lojë shumë e bukur me dukje shumë reale – fillimisht falas, pas disa lojërave bëhet me pagesë

 

Image

Alto’s Odyssey – Një lojë skenike – 4.99$

 

Image

Frost – Lojë - 4.99$

 

Image

Oddmar – Lojë me viking - 4.99$

Artikuj të ngjashëm