Në pajisjet e Apple, shumica e aplikacioneve janë me pagesë, por herë pas here disa nga to ofrohen edhe falas, raporton bgr.
Kjo ueb faqe ka zgjedhur 8 aplikacione të cilët janë me pagesë, por sot ofrohen falas, transmeton koha.net.
Këto aplikacione janë për iPhone e iPad, e që për një kohë të limituar janë duke u ofruar falas nga zhvilluesit e tyre, dhe ofrimi i falas mund të përfundoj shumë shpejtë.
1-Flow – Ky aplikacion, që ju lejon t’i stilizoni emailet, t’i shkruani dhe t’i dërgoni, kushton 4.99$, ndërsa sot është falas

2- ImgPlay Pro – GIF Maker – Ky aplikacion mund të bëjë imazhe në formatin GIF nga videot në smartfonë apo nga videot live, kushton 1.99$, ndërsa sot është falas

3-Colorcube – kushton 0.99$, ndërsa sot është falas

4-Half a Calc – Kalkulator i avancuar – 0.99$, sot është falas

5-Timer by Alto – Ju lejon të menaxhoni, gjurmoni dhe regjistroni orët për klientët e ndryshëm - 1.99$, kurse sot është falas

6-Wifi Device Svanner – Ky aplikacion ju lejon të shihni të gjitha pajisjet e lidhura me rrjetin e Wi-Fi – 3.99$, ndërsa sot mund ta merrni falas

7- MemoMa – Aplikacion i thjeshtë për shënime e kalendar – 3.99$, ndërsa sot është falas

8- Easy Backup Pro – Arkivimin e kontakteve e emaileve me vetëm një klik - 2.99$, ndërsa sot atë mund ta merrni pa asnjë cent.
