Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple blen aplikacionin që dikur e quante “më inovativ” dhe e bën falas për të gjithë

Nëse nuk mund ta mposhtësh, blije, kjo është çfarë Apple ka bërë të mërkurën, kur ka blerë aplikacionin e quajtur Workflow, që është një aplikacion automatizimi e që ishte emërtuar si “më inovativi” në vitin 2015, transmeton koha.net.

Apple ka konfirmuar blerjen për BuisnessInsider, por nuk e ka bërë të ditur çmimin, apo termet e marrëveshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Workflow bënë një seri të komplikuar të detyrave, që zakonisht kërkojnë që të hapen disa aplikacione, ndërsa ky mundëson përdoruesit që të kryejnë shumë punë me vetëm një klikim të butonit.

Për shembull, nëse përdoruesit dëshirojnë që t’i bëjnë të ditur ndokujt që jeni duke u vonuar, thjesht mund ta klikojnë “running late” (vonohem), workflow automatikisht gjen ngjarjen e ardhshme nga kalendari, merr kohën e udhëtimit, krijon një tekst dhe e dërgon mesazhin, transmeton koha.net.

Workflow fillimisht ka tërhequr vëmendjen e Apple në vitin 2015, ndërsa tani kjo kompani ka konfirmuar se ka blerë atë,

Ky aplikacion më parë kushtonte 2.99 dollarë, ndërsa tani gjendet në App Store falas.