Përmbajtja:
• 2kg kungull të pastruar
• Lëngun e 1kg portokajve
• Lëvoren e 2 portokajve
• 200gr sheqer të parafinuar
Përgatitja:
1. Pastrojmë kungullin nga farat dhe lëvorja, ziejmë në temperaturë mesatare së bashku me lëngun e portokallit.
2. Pasi kungulli të jetë zbutur e bluajmë me blender.
3. Sheqerin e karamelizojmë në temperaturë mesatare.
4. Në fund kungullit ia shtojmë lëvoren e portokallit dhe gradualisht sheqerin e karamelizuar.
5. Me xhemin e posagatuar mbushen kavanozat e sterilizuar në 200°C, mbyllen mirë dhe rrotullohen.
6. Pas 24 orëve i rrotullojmë kavanozat dhe i lëmë të qëndrojnë në ambient të ftohët.