Përmbajtja:
• 1 qepë
• Vaj ulliri
• 200gr oriz
• 500ml lëng të perimeve
• 40gr spinaq
• 20gr gjalpë
• 30gr djathë parmëzën
Përgatitja:
1. Qepën e grimcuar e skuqim në vaj ulliri.
2. Shtojmë orizin.
3. Pasi orizi të jetë skuqur e shtojmë lëngun e perimeve gradualisht, duke e vluar në temperaturë mesatare.
4. Në enën tjetër e skuqim spinaqin për 2-3 minuta në pak vaj ulliri.
5. Spinaqin e skuqur e bluajmë me blender.
6. Pasi orizi të jetë zierë shtojmë spinaqin e bluar dhe djathin parmëzën.