TE LINDA

Picë në formë të tortës

Përmbajtja:

• Brumi:

• 1kg miell

• 7gr majë

• 10gr kripë

• 600ml ujë

• 60ml vaj ulliri

• 300ml salcë domateve

• 300gr djathë kaçkavall

• 1 spec

• 1 kungulleshë

• 1 qepë

• 4-5 kërpudha

• Rigon


1. Miellit ia shtojmë majën dhe kripën.

2. Gatuajmë brumin duke ia shtuar ujin e vakët me vaj ulliri.

3. Brumin e fituar e lëmë të pushojë në ambient të ngrohtë, derisa të dyfishohet.

4. Perimet i ndajmë në pjesë të vogla pastaj i skuqim në vaj ulliri.

5. Brumin e dyfishuar e ndajmë në dy pjesë, njëra prej tyre duhet të jetë më e madhe.

6. Tre prej tyre i hapin me diametër 26cm, piqen një nga një, por fillimisht shpohen ne disa vende me pirun.

7. Brumin me madhësi më të madhe e hollojmë me gjerësi rreth 10cm,kurse gjatësia duhet të jetë përreth tepsisë me diametër rreth 28cm.

8. E vendosim brumin përreth tepsisë, pastaj marrim petën e parë të pjekur e vendosim në tepsi, e lyejmë me salcë dhe shtojmë perimet dhe djathin.

9. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me dy të tjerat.

10. Në fund e mbulojmë me petën e papjekur, pastaj e mbyllim nga anash me brumin qe e kemi përreth tepsisë.

11. Lyejmë sipërfaqen me salcë, shtojmë djathin.

12. Piqet në 200°C derisa të piqet sipërfaqja dhe brumi anësor.