Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TE LINDA

Xhem nga dredhëzat

Përmbajtja:
• 2 kg dredhëza
• 100 gr sheqer të kafenjtë

1. Dredhëzat pastrohen mirë. Më të mëdhatë i ndajmë në dy pjesë, të voglat i lëmë ashtu siç janë.
2. I lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare derisa të fitohet teksturë e dendur.
3. Gjatë zierjes ua largojmë shkumën e liruar.
4. Në fund shtojmë sheqerin dhe i ziejmë së bashku edhe për 15 minuta tjera.
5. Xhemin e zier, ashtu siç është i ngrohët, e vendosim në kavanoz të sterilizuar në 200°C.
6. Kavanozat mbyllen mirë, rrotullohen dhe pas 24 orësh vendosen në frigorifer.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo