Përbërësit:
120 gr gjalpë
100 gr sheqer
2 vezë
250 gr miell
100 ml jogurt
1 sheqer vanilje
1/3 pako pluhur për pjekje
1 qumësht të kondensuar
400 gr dredhëza
Lëngu i gjysmë limonit
200 ml krem qumësht “Hopla”
Përgatitja:
Së pari vendosim qumështin e kondensuar në ujë që të vlojë për 2 orë. Tundim gjalpin e zbutur me sheqer. Pastaj i shtojmë vezët një nga një. Shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje. Në fund shtojmë edhe jogurtin. Masa e fituar vendoset në tepsi keku, me dimension prej 28 centimetrash. Ëmbëlsira më pas piqet në temperaturë 160 gradë celsius. Presim dredhëzat në pjesë të vogla, pastaj ua shtojmë lëngun e limonit. Vendosim dredhëzat mbi kekun e pjekur dhe të ftohur tërësisht, ndërsa sipër shtojmë qumështin e kondenësuar dhe në fund kremin e qumështit të tundur. Në fund, ëmbëlsira dekorohet.