Skitarja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, është renditur e dyta në garën e sllallomit të zhvilluar të shtunën në Levi të Finlandës.
Ishte kjo vetëm gara e dytë e edicionit 2025/2026 në skijim alpin dhe e para në disiplinën e sllallomit.
Vendi i dytë është sukses shumë i madh për skitaren e talentuar të Shqipërisë.
Garën e fitoi amerikania e njohur, Mikael Shiffrin me kohë 1 minutë, 48 sekonda e 92 të qindtat. Colturi ishte për 1 sekondë e 66 të qindtat më e ngadalshme pas dy lëshimeve. E treta ishte Emma Aicher e Gjermanisë.
Shiffrini tani i ka 102 fitore në garat e Kupës së Botës, që janë kryesoret në skijimin alpin.
Colturi, që është italiane, e festoi ditlindjen e 19-të të shtunën. Ajo tani i ka tri vende të dyta në garat e Kupës së Botës në skijim alpin.
Vlerësohet shpresë e madhe e Shqipërisë për medalje në Lojërat Olimpike Dimërore.