Dy medalistë të artë olimpik kanë pranuar dënim tremujor pas skandalit me ndërhyrje në kostumet e tyre tek ekipi i Norvegjisë, në Botërorin e këtij viti.
Federata Ndërkombëtare e Skitarisë dhe Snoubordit (FIS) ka thënë të shtunën se norvegjezët, Marius Lindvik dhe Johann Andre Forfang, kanë qenë të gatshëm t’i pranojnë snanksionet e propozuara nga komiteti i etikës i federatës, raporton agjencia "AP".
Megjithatë, dënimi tremujor e hap rrugën që dy norvegjezët, pjesëmarrës në garat e kërcimeve me ski, të mund të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore, që në muajin shkurt mbahen në Itali.
Për ndërhyrje në kostumet e garave përveç Lindvikut dhe Forfangut, janë hetuar edhe dy trajnerë dhe një anëtar i stafit të ekipit të Norvegjisë.
-
Skandal në kërcimet me ski, norvegjezët pranojnë se kanë mashtruar
-
Skandali i kërcimeve me ski, legjenda gjermane lë të kuptohet se edhe garuesit janë të përfshirë
-
Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore, Norvegjia e pakonkurrencë
-
Norvegjezi fiton medalje olimpike dhe më pas rrëfen në TV se e tradhtoi të dashurën
-
Skitari 20-vjeçar paralizohet pas rrëzimit në stërvitje