Vazhdon të ketë reagime të shumta lidhur me skandalin e kërcimeve me ski. Dy garuesve të Norvegjisë u janë bërë ndërhyrje në kostum që të kenë rezultate më të mira në Botërorin në Norvegji.
Rezultatet e të dyve janë anuluar për garën nga kërcimorja më e lartë, ndërsa të dy kanë thënë se nuk ishin të njoftuar se në kostumin e tyre ishte bërë ndërhyrje e palejuar.
Udhëheqësi i Federatës së Skijimit të Norvegjisë ka pranuar se kanë tentuar të mashtrojnë, ndërsa tani është deklaruar edhe legjenda e kërcimeve me ski, Sven Hannawald. Ai është i brengosur për këtë sport, ndërsa ka lënë të kuptohet se është e pamundur që dy skitarët mos të kenë qenë të njoftuar për shkeljen e bërë.
“As në ëndrrat më të këqija nuk do të mendoja se do të vinte deri këtu. Shpresoj që të gjithë të zgjohen dhe të marrin parasysh rregulloret rigoroze. Në të kundërtën kërcimi me ski mund të varroset brenda dy vjetëve”, ka thënë Hannawald për “Bild”.
Skandali u zbulua pas publikimit të videove. Në to shihen anëtarë të stafit të Norvegjisë, që në praninë e trajnerit Magnus Brevig kanë ndërhyrë në kostumet e garës.
“Një garues në një nga sportet më të ndjeshme nuk e vërenë se një kostum ndihet më i ngurtë? Atëherë unë nuk e di se çka nuk është në rregull me të”, ka thënë legjenda gjermane.
-
Skandal në kërcimet me ski, norvegjezët pranojnë se kanë mashtruar
-
Skitarët norvegjezë dënohen me tre muaj për arsye të pazakontë
-
Festa e Norvegjisë në Botëror po i bezdis fqinjët skandinavë
-
Norvegjezi fiton medalje olimpike dhe më pas rrëfen në TV se e tradhtoi të dashurën
-
Ylli amerikan lëndohet në prag të Olimpiadës