Atleti portugez, Pedro Pichardo, e ka fituar medaljen e artë botërore në kërcimin trehapësh.
Të premten në Botërorin në Tokio, Pichardo fitoi me kërcim prej 17 metra e 91 centimetra. Madje këtë distancë kampioni olimpik nga Tokio 2020, e arriti në kërcimin e fundit.
Medaljen e argjendtë e ka fituar italiani Andrea Dallavalle me kërcimin më të mirë prej 17 metra e 64 centimetra.
Edhe Dallavalle kërcimin më të mirë e kishte në tentimin e fundit, përkatësisht të gjashtë.
Lazaro Marinez i Kubës e fitoi medaljen e bronztë. Ai kërceu në distancë prej 17 metra e 49 centimetra. Martinez e arriti kërcimin më të mirë në tentimin e dytë, ndërsa katër tentime të tjera i kishte të pasuksesshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Olyslagers e Australisë fiton të artën në kërcim së larti
-
Duplantis vendos tjetër rekord bote, i pari që kalon 6.30 metra në kërcim me purtek
-
Braathen ia siguron Amerikës së Jugut medaljen e parë në Lojërat Dimërore
-
Tjetër befasi, amerikani Hocker fiton të artën në 5000 metra
-
Angulo e artë në hedhje të shtizës