Karateistja e re, Lijana Iseni ka arritur sukses të madh. Ajo u rendit e dyta në Kampionatin Evropian për grupmosha të reja.
Ne Bielsko-Biala të Polonisë po mbahet Kampionati Evropian për kadetë, juniorë dhe garues të grupmoshës U21.
Iseni, që është pjesë e klubit ferizajas Sharri, garoi në kategorinë deri 61 kilogramë te kadetet. Të dielën paradite u paraqit në finale, ndërsa pësoi nga danezja Hanhan Bath Soendergaard (9:1).
Karateistja kosovare ka kërkuar vazhdimisht goditjet, lufta ishte e fortë, por më efikase ishte danezja.
Deri në finale Iseni i kishte pesë fitore. Finalen e siguroi të premten. Mposhti karateiste nga Norvegjia, Polonia, Gjermania e Sllovenia.
Artikuj të ngjashëm
-
Lijana Iseni në finale, Aid Curri fiton medalje të bronztë në Evropianin për karateistë të rinj
-
Sharri, klubi i dy nënkampioneve evropiane
-
Behije Mustafa në finale të Evropianit për karateistet e reja
-
Karateistët e Kosovës nuk fituan asnjë luftë në ditën e dytë të Evropianit
-
Karateistët e Kosovës të pasuksesshëm në ditën e parë të Evropianit